| Bookmark and Share

Takim kortezie me Ambasadoren e Greqisë në Tiranë SH.S.Znj. Sophia Philippidou

Sot, më datë 05.03.2021, Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, priti në një takim kortezie në ambientet e kësaj Gjykate, Ambasadoren e Greqisë në Tiranë, SH.S.Znj. Sophia Philippidou, e cila shoqërohej në këtë takim nga Zëvendësambasadorja, Znj. Valia Pentarvani.
Gjatë takimit u diskutua rreth funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese, evadimit të çështjeve të mbartura, si dhe nxitjes së mëtejshme të bashkëpunimit me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe ideve në fushën e drejtësisë kushtetuese. Zonja Tusha evidentoi disa prej sfidave me të cilat po përballet aktualisht Gjykata Kushtetuese, duke theksuar vullnetin dhe angazhimin maksimal për të përmbushur si duhet detyrat dhe misionin që i është caktuar nga Kushtetuta,
Nga ana e saj, zonja Ambasadore shprehu gatishmërinë për mbështetjen dhe promovimin e veprimtarisë së Gjykatës Kushtetuese, si dhe dëshirën që kjo Gjykatë të kompletohet plotësisht në një kohë sa më të shpejtë.

05

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.