| Bookmark and Share

Takim me Ambasadoren e Hollandës në Shqipëri, Zj Guusje Korthals Altes

Sot me datën 06.12.2018, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Z Bashkim Dedja, priti në një takim, Ambasadoren e Hollandës në Shqipëri, Zj Guusje Korthals Altes. Takimi u fokusua në situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, nga zbatimi i reformës në drejtësi, vakancat e krijuara dhe pasojat e mosfunksionimit të kësaj gjykate. Njëkohësisht u diskutua dhe mbi reformën në drejtesi, si dhe impakti i ndryshimeve të Ligjit për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në përfundim të takimit, Ambasadorja deklaroi se vazhdimi i kësaj reforme, është rruga e vetme për rritjen e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.