Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Takim me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, SH.T.Z. Peter Zingraf.

22 Shtator 2020
Anëtarja me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, znj. Vitore Tusha, priti sot në një takim kortezie në ambientet e kësaj gjykate, Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, SH.T.Z. Peter Zingraf, shoqëruar në këtë takim nga zëvendësambasadori z. Jannis von Oy.
Gjatë takimit, pasi i shprehu falenderimet dhe mirënjohjen ambasadorit gjerman për ndihmesën dhe mbështetjen e vazhdueshme të dhënë nga shteti gjerman veçanërisht për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, Zonja Tusha bëri një ekspoze të situatës aktuale të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe evidentoi rëndësinë që mbart ringritja sa më shpejt e këtij institucioni për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri dhe procesin e integrimit të saj në Bashkimin Europian. Po ashtu, Zonja Tusha u ndal edhe në veprimtarinë e institucionit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili drejtohet prej saj që prej muajit qershor 2020, duke u fokusuar në ecurinë e procesit të përzgjedhjes dhe renditjes së kandidatëve për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.
Nga ana e tij, Ambasadori Peter Zingraf shprehu mbështetjen dhe angazhimin e shtetit gjerman për reformën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe për ecurinë pozitive të saj me qëllim ringritjen sa më të shpejtë të institucioneve dhe plotësimin e kushteve për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

foto2 foto1

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.