| Bookmark and Share

Takim me Ambasadorin e Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, SH.T.Z. Vincenzo Del Monaco, 23 dhjetor 2020

Zonja Vitore Tusha, anëtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, priti sot në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate, Ambasadorin e Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, SH.T. Z. Vincenzo Del Monaco, shoqëruar në këtë takim nga zonja Ama Kraja, këshilltare ligjore vendase.
Në fillim të takimit, pasi e falenderoi përzemërisht Ambasadorin Del Monaco për bashkëpunimin e frytshëm dhe intensiv, veçanërisht gjatë dy viteve të fundit, me zyrën e OSBE-së në Shqipëri, znj. Tusha bëri një përshkrim të shkurtër të situatës aktuale në të cilën ndodhet Gjykata Kushtetuese, duke u ndalur në zhvillimet më të fundit të veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për plotësimin e vendeve vakante dhe bërjen sa më shpejt funksionale të këtij institucioni.
Palët në takim theksuan rolin dhe pozicionin e rëndësishëm që mbart Gjykata Kushtetuese, në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të individit, forcimit të demokracisë dhe ruajtjes së stabilitetit të vendit. Po ashtu, me përfundimin e projektit të bashkëpunimit për hartimin e Strategjisë së Gjykatës Kushtetuese dhe Planit të saj të Veprimit, palët ranë dakord për nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi mes Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Shqipëri me qëllim detajimin dhe strukturimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. 

 

foto foto

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.