Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Takimi i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese me një grup gazetarësh të medias së shkruar dhe asaj vizive

Në datën 21.06.2018  Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Z. Bashkim Dedja,  me kërkesën e një grupi gazetarësh të medias së shkruar dhe asaj vizive, organizoi një takim në ambientet e kësaj gjykate. Tematika e këtij takimi u përqendrua në situatën aktuale në të cilën ndodhet Gjykata Kushtetuese, si dhe u diskutua për ecurinë e procesit të reformave në sistemin e drejtësisë. Njëkohësisht u dha një informacion i shkurtër për disa aspekte organizative dhe funksionale të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kushtet aktuale të saj.

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.