| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Tryezë e përbashkët e Gjykatave Kushtetuese të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës me temë: “Veçoritë e procesit vendimmarrës para Gjykatës Kushtetuese”, 6 - 8 maj 2015.

Në kuadër të rritjes dhe intensifikimit të bashkëpunimit mes gjykatave kushtetuese të rajonit, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin “Hans Seidel” zhvilloi një tryezë të përbashkët me stafin administrativ (Sekretarë të Përgjithshëm, drejtorë, këshilltarë ligjorë dhe specialistë) të Gjykatave Kushtetuese të Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës me temë: “Veçoritë e procesit vendimmarrës para Gjykatës Kushtetuese”. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Resort “Rafaelo” në Shëngjin, Lezhë, nga data 6 deri në 8 Maj 2015.

Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, kryesohej nga Sekretarja e Përgjithshme e Gjykatës, zonja Olivera Filipovska, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi kryesohej nga zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e kësaj Gjykate, zonja Dragica Davidović, kurse delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, kryesohej nga Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës, zoti Milot Vokshi.

Në ditën e parë të aktivitetit rajonal, pas fjalës përshëndetëse të Sekretarit të Përgjithshëm të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, zotit Kujtim Osmani, dhe Drejtorit të Kabinetit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, zotit Aleksandër Toma, u trajtuan temat: “Shqyrtimi administrativ i kërkesave”; “Shqyrtimi paraprak i kërkesave nga kolegji” dhe  “Procedurat e shqyrtimit në seancë”.
Në ditën e dytë, referimet dhe diskutimet vazhdimet me temat: “Shpallja dhe hyrja në fuqi e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese” dhe “Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”.

Gjatë takimit, përveç temave të programit, u shkëmbyen përvoja të ndryshme në fushën e organizimit dhe funksionimit të Gjykatave Kushtetuese, si dhe u trajtuan mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.
 


© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.