| Bookmark and Share

Tryezë e përbashkët e Gjykatës Kushtetuese me Gjykatën e Lartë me temë “Veçoritë e juridiksionit administrativ dhe kushtetues”, 1 Qershor, 2015

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Hans Seidel, në datën  1 qershor 2015 zhvilloi një tryezë të përbashkët me Gjykatën e Lartë me temë “Veçoritë e juridiksionit administrativ dhe kushtetues”.

Në këtë tryezë morën pjesë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, si dhe këshilltarë ligjorë nga të dyja gjykatat.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese mbajti referatin me temë  “Realitet i ri juridiksionesh mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatave Administrative”.

Me pas, Kryetari i Gjykatës së Lartë, zoti Xhezair Zaganjori, referoi mbi problemet aktuale që kanë lindur lidhur me ndarjen e qartë mes këtyre juridiksioneve.
 
Në diskutimet e kësaj tryeze u përfshinë edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, duke shkëmbyer mendimet për një drejtësi sa me efektive në shërbim të qytetarit.
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.