Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Tryezë e përbashkët e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës me temë “Efektet e reformës dhe zhvillimet më të fundit në veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, 15 dhe 16 mars 2

Në kuadër të marrëveshjes me Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës për bashkëpunim, në datat 15 dhe 16 mars 2016, me mbështetjen e fondacionit “Hanns- Seidel”, u zhvillua në qytetin e Korçës një tryezë e përbashkët ndërmjet stafeve administrative të këtyre gjykatave me temë “Efektet e reformës dhe zhvillimet më të fundit në veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”. 

Fjalët përshëndetëse të këtij seminari u mbajtën nga Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, zoti Eugen Papandile; Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, zoti Milot Vokshi; Dr. Klaus Fiesinger, drejtor rajonal për Evropën Juglindore i fondacionit “Hanns- Seidel”.

Tema e zhvilluar ditën e parë të seminarit ishte “Ankimi individual në Gjykatën Kushtetuese në kontekst të ndryshimeve të Kushtetutës, Ligjit dhe Rregullores së Punës” me referuese zonjën Arta Vorpsi, këshilltare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Kurse gjatë ditës së dytë u diskutua Hartimi i Planit Strategjik për të cilin referoi zoti Shefqet Berisha, drejtor i Administratës dhe Burimeve Njerëzore në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Gjatë dy ditëve të zhvillimit të punimeve, përveç temave të programit, u shkëmbyen edhe përvoja të ndryshme në fushën e organizimit dhe të funksionimit të gjykatave kushtetuese.

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.