Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Tryezë e përbashkët e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës me temë “Zhvillimet më të fundit në veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë”, 5 dhe 6 dhjetor 2016

Në kuadër të marrëveshjes me Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës për bashkëpunim, në datat 5 dhe 6 dhjetor 2016 u zhvillua në qytetin e Durrësit një tryezë e përbashkët me stafin administrativ me temë “Zhvillimet më të fundit në veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë”. Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kryesohej nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj gjykate, zoti Milot Vokshi.

Fjalën përshëndetëse të këtij seminari e mbajti Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, zoti Bashkim Dedja, i cili, pasi bëri një ekspoze të reformimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri dhe në veçanti të ligjit Gjykatës Kushtetuese, vlerësoi bashkëpunimin e gjatë të dy gjykatave.

Gjatë dy ditëve të zhvillimit të punimeve, përveç temave të programit, u shkëmbyen dhe përvoja të ndryshme në fushën e organizimit dhe të funksionimit të gjykatave kushtetuese.

© 2016 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.