| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Tryezë e përbashkët mes Gjykatës Kushtetuese të Austrisë, Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, Vjenë, 5 - 6 nëntor 2015.

Me ftesën dhe iniciativën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Austrisë, Prof. Gerhart Holzinger, u organizua në Vjenë, Austri, në datat 5 – 6 nëntor 2015, një tryeze e rrumbullakët me pjesëmarrjen e Gjykatës Kushtetuese të Austrisë, Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi.

Në këtë veprimtari të rëndësishme, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë u përfaqësua nga një delegacion i përbërë nga z. Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykatës, z. Vladimir Kristo dhe znj. Vitore Tusha, gjyqtarë, si dhe nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Kujtim Osmani.

Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi përbëhej nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Desanka Lopičić, nga gjyqtari, z. Budmir Šćepanović, dhe këshilltarja e kryetares, znj. Draga Davidović.

Sesionet e punës të kësaj tryeze të rrumbullakët ishin organizuar me referime kryesore nga përfaqësuesit e të trija gjykatave kushtetuese, si dhe me ndërhyrje e diskutime të shumta lidhur me temat përkatëse, të cilat kishin në fokus çështje të rëndësishme dhe aktuale të drejtësisë kushtetuese.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, z. Bashkim Dedja, referoi mbi temen: “Gjykimi Kushtetues dhe gjykimi administrativ – kufijtë e ndryshimit mes tyre sipas legjislacionit shqiptar”. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, znj. Desanka Lopičić, trajtoi temën “Efektiviteti i mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut – kuadri ligjor dhe praktika”, kurse gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese të Austrisë, Dr. Siess-Scherz temën:  “Format e kontrollit kushtetues - kontrolli i statuteve dhe rregulloreve (marrëveshjet ndërkombëtare), kërkesat që vijnë nga gjykatat dhe individët; procedurat ankimore; kontrolli kushtetues i partive”.

Gjithashtu, për nder të delegacioneve të Gjykatave Kushtetuese të Shqipërisë dhe Malit të Zi, Gjykata Kushtetuese e Austrisë organizoi dhe një program të pasur social me vizita në vendet më të spikatura me traditë historike dhe kulturore.

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.