| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Tryezë e përbashkët mes Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, 28-30 tetor 2015

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës zhvilluan një tryezë të përbashkët me temë: Aspekte të veprimtarisë gjyqësore dhe administrative të gjykatës kushtetuese – paraqitje e elementëve dallues dhe të përbashkët midis Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë”, në  Shkup, Maqedoni, në 28-30 tetor 2015.
 
Në ditën e parë të këtij aktiviteti u prezantuan aspekte nga veprimtaria e të dy gjykatave në lidhje me komunikimin e Sekretarit të Përgjithshëm me palët në Gjykatën Kushtetuese, me raportin midis këshilltarëve ligjorë dhe drejtorisë së kërkimeve si dhe me hartimin e politikave në administrimin e Gjykatës Kushtetuese. Referues të këtyre temave për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë ishin Sekretari i Përgjithshëm, z, Kujtim Osmani, dhe Drejtorja e Drejtorisë së Studimeve dhe Botimeve, znj. Noela Ruço, kurse për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Gjykate z. Milot Vokshi, dhe këshilltari ligjor z. Nexhat Kelmendi.
 
Në ditën e dyte të punimeve të këtij seminari referuan z. Shefqet Berisha që kryeson Departamentin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe z. Kujtim Sheshi, Drejtor i Drejtorisë Ekonomike dhe Burimeve Njerëzore në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, të cilët trajtuan sigurimin e mbështetjes administrative dhe menaxhimin e burimeve njerëzore dhe buxhetore, duke ofruar qasjet dhe praktikat respektive të secilës Gjykatë.
 
 

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.