| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vilnius, Lituani, 6 - 8 shtator 2006

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese i kryesuar nga Z.Alfred Karamuço, anëtar dhe i përbërë nga Z. Kujtim Osmani, Sekretar i Përgjithshëm dhe Z. Luan Pirdeni, Drejtor i Drejtorisë së Studimeve, mori pjesë në punimet e Rrethit të Kryetarëve të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane, të cilat u mbajtën  në Vilnius të Lituanisë në datën 7 shtator 2006. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga 33 gjykata kushtetuese supreme. Në këtë Konferencë u shqyrtuan kërkesat e paraqitura për anëtarësim nga disa gjykata kushtetuese supreme. Gjatë qëndrimit në Vilnius delegacionet e gjykatave kushtetuese evropiane u pritën edhe nga Presidenti i Republikës së Lituanisë, z. Valdas Adamkus.

 

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.