Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë në Kongresin Ndërkombëtar për Drejtësinë, Stamboll, 17-19 tetor 2016

Me ftesë të ministrit të Drejtësisë të Republikës së Turqisë, zotit Bekir Bozdağ, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, zoti Bashkim Dedja, mori pjesë në punimet e Kongresit Ndërkombëtar për Drejtësinë të zhvilluar në Stamboll në datat 17-19 nëntor.  Në këtë kongres kryetari shoqërohej nga sekretari i përgjithshëm, zoti  Kujtim Osmani.

Çështjet e trajtuara në këtë kongres ishin masat që duhen marrë për përshpejtimin e procesit gjyqësor, bashkëpunimi ndërkombëtar  dhe rritja e eficiencës së tij, gjykimet administrative dhe trajnimet për gjyqësorin, si dhe ndërmjetësimi për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve.

Punimet e kongresit i përshëndeti edhe Presidenti i Republikës së Turqisë, zoti Tayyip Erdoğan.
 

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.