| Bookmark and Share

Vizitë e delegacionit të Avokatit të Popullit të Kosovës, 3 maj 2016

Në datën 3.05.2016 Kryetari i Gjykatës Kushtetuese priti në një takim zyrtar delegacionin e Avokatit të Popullit të Kosovës që ndodhej në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Delegacioni përbëhej nga z.Hilmi Jashari, Avokati i Popullit i Kosovës, z. Ibrahim Arslan,  zëvendës i Avokatit të Popullit të Kosovës,  znj. Suzana Gashi,  këshilltare ligjore,  znj. Valbona Puka, këshilltare ligjore, z. Arbër Berisha, këshilltar ligjor.

Delegacioni shoqërohej edhe nga Avokati i Popullit i Republikës së Shqipërisë, zoti Igli Totozani.

Pas prezantimit të punës së secilit institucion, u diskutua për përvojat e bashkëpunimit me Avokatin e Popullit në rastet e referuara prej tij për shqyrtim, si dhe për rolin dhe respektimin e pavarësisë së institucioneve të pavarura.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.