Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë e delegacionit të Gjykatës Kushtetuese në Qendrën për Drejtësi Kushtetuese Europiane, Greqi, 6-7 tetor 2016

Me ftesë të Dr. Maria Mousmouti, Drejtore Ekzekutive e Qendrës për Drejtësi Kushtetuese Europiane, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga zoti Kujtim Osmani, sekretar i Përgjithshëm, zoti Aleksandër Toma, drejtor i Kabinetit të Kryetarit, zonja Elsa Toska, Këshilltare e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, zoti Kujtim Sheshi, zonja  Alma Çomo dhe zonja Noela Ruço, drejtorë, si dhe zonja Fiona Papajorgji, dhe zonja Kaliona Nushi, këshilltare ligjore, zhvilloi një vizitë studimore në Athinë, Greqi në datat 6-7 tetor 2016.

Delegacioni u prit në një takim të veçantë nga Ministri i Punës, Sigurimit dhe Solidaritetit Shoqëror të Greqisë,  zoti Jorgos Katrugalos, i cili ka qenë konsulent në hartimin e Kushtetutës së Shqipërisë.  Më pas është zhvilluar një tjetër takim i rëndësishëm në Qendrën për të Drejtën Kushtetuese Europiane, ku merrnin pjesë zyrtarë të lartë të qendrës, ekspertë dhe pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë në  Universitetin Shtetëror të Athinës, si dhe specialistë të fushës së të drejtave europiane. Në këtë takim u diskutuan dhe u shkëmbyen mendime të vlefshme nga të dyja palët, si dhe u dakortësua për një frymë bashkëpunim midis dy institucioneve në fushën juridike. Takimi i fundit u zhvillua me homologët grekë në Këshillin e Shtetit, organ ekuvalent me Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Në takim u foli për bashkëpunimin që ka pasur  Këshilli i Shtetit me Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë dhe për vazhdimin e këtij bashkëpunimi.
 

© 2016 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.