| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë e delegacionit të Gjykatës Kushtetuese të Austrisë pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, 29 – 31 maj 2016

Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, z. Bashkim Dedja, në datat 29 – 31 maj 2016, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Austrisë i përbërë nga Dr. Gerhart Holzinger, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, znj. Reinhild Huppmann, Drejtore e Protokollit dhe Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe znj. Maria Varga, Drejtore e Zyrës së Kryetarit, ka zhvilluar një vizite pune pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Në kuadër të kësaj vizite, në datën 30 maj 2016, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Austrisë është pritur në ambientet e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në një takim zyrtar nga Kryetari i kësaj Gjykate, z. Bashkim Dedja. Palët në takim shprehën vullnetin dhe angazhimin institucional për të kontribuar në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira të bashkëpunimit që ekzistojnë mes dy gjykatave kushtetuese. Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Austrisë zhvilloi më pas, në Sallën e Bisedimeve, një takim pune edhe me anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese.
Po ashtu, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Austrisë është pritur në takime zyrtare nga Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Xhezair Zaganjori, dhe anëtarë të tjerë të kësaj gjykate, si dhe nga z. Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Për nder të delegacionit të Gjykatës Kushtetuese të Austrisë, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, z. Bashkim Dedja, shtroi edhe një darkë zyrtare në të cilën ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Austrisë në Republikën e Shqipërisë, SH.T.Z. Dr. Johann Sattler.
 
 

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.