| Bookmark and Share

Vizitë e delegacionit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, 24-26 shkurt 2016

 Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, zotit Bashkim Dedja, në datat 24-26 shkurt 2016, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i përbërë nga zonja Arta Rama, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, z.Altay Suroy, znj. Servete Krasniqi, znj. Gresa Caka, gjyqtarë, z.Milot Vokshi, sekretar i Përgjithshëm, dhe znj. Arta Balaj, drejtore e Kabinetit, kreu një vizitë pune në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.

Delegacioni fillimisht u prit nga zoti Dedja në ambientet e gjykatës. Më pas u zhvillua një tryezë bashkëbisedimi mes gjyqtarëve kushtetues të të dyja gjykatave, ku u shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve më të fundit me interes të përbashkët në fushën e drejtësisë kushtetuese, impaktit të vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, veçorive të gjykimit icidental, shterimit të mjeteve juridike të anikimit, si dhe rolit të Gjykatës Kushtetuese në vlerësimin dhe kontrollin e vendimeve unifikuese të Gjykatës së Lartë.

Delegacioni gjatë vizitës së tij zhvilloi takime edhe me personalitete të larta të shtetit shqiptar, Shkëlqesinë e Tij Presidentin e Republikës, zotin Bujar Nishani, kryetarin e Gjykatës së Lartë, zotin Xhezair Zaganjori dhe ministrin e Drejtësisë, zotin Ylli Manjani.
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.