Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Vizitë e një delegacioni të Gjykatës së Konflikteve të Juridiksionit të Republikës së Turqisë, 6-7 Tetor 2015

Në datat 6-7 Tetor 2015 një delegacion i Gjykatës së Konflikteve të Juridiksionit të Republikës së Turqisë, i përbërë nga z. Serdar Özgüldür, Kryetar, z. Nuri Necipoğlu, zëvendëskryetar, z.Ufuk Yeşil, sekretari i Përgjithshëm, dhe nga gjyqtarët: znj. Gülten Fatma Büyükeren, znj. Gülşen Akar Pehlivan, z.Selim Şamil Kaynak, z.Taşkin Çelik, znj.Birgül Yiğit, z.Ismail Sari, z.Filiz Budak,  zhvilloi një vizitë pune në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Në datën 6 tetor 2015 delegacioni i Gjykatës së Konflikteve të Juridiksionit të Republikës së Turqisë u prit në një takim zyrtar nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja. Në takim u fol për bashkëpunimin e mëtejshëm midis gjykatave. Më pas delegacioni vizitoi ambientet e kësaj Gjykate dhe u  takua në sallën e bisedimeve me anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu u zhvillua një tryezë e rrumbullakët midis anëtarëve të të dyja gjykatave, e cila u fokusua në shkëmbimin e përvojave e mendimeve respektive.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.