Vizitë pune e delegacionit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në Gjykatën Kushtetuese të Spanjës, 27-28 shkurt 2017
Në datat 27-28 shkurt një delegacion i Gjykatës Kushtetuese, i përbërë nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Kujtim Osmani dhe Shefi i Kabinetit, z. Aleksandër Toma, kreu një vizitë pune në Gjykatën Kushtetuese të Spanjës.
Gjatë qëndrimit të tyre delegacioni u prit nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Spanjës, Francisco Pérez los Cobos Orihuel dhe Sekretari i Përgjithshëm, zoti Andrés Javier Gutiérrez Gil. Në takim u vu theksi te forcimi i marrëdhënieve midis dy gjykatave dhe u ra dakord për lidhjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet dy gjykatave kushtetuese, e cila do të nënshkruhet në muajin tetor me rastin e 25 vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.