| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë studimore e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë pranë Gjykatës Kushtetuese të Spanjës, 20 – 22 shkurt 2012

Me ftesë të Presidentit të Gjykatës Kushtetuese të Spanjës, Z. Pascual Sala Sánchez, si dhe me mbështetjen e Misionit EURALIUS në Shqipëri, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga Kryetari i saj, Z.Bashkim Dedja, dhe nga gjyqtarët Z.Xhezair Zaganjori dhe Z.Admir Thanza, zhvilloi në datat 20 – 22 shkurt 2012 një vizitë studimore pranë Gjykatës Kushtetuese të Spanjës.

Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni është pritur në një takim zyrtar nga Presidenti i Gjykatës Kushtetuese të Spanjës Z. Pascual Sala Sánchez, takim në të cilin është biseduar për eksperiencat respektive si dhe mbi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes dy gjykatave kushtetuese. Gjithashtu, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë ka zhvilluar disa sesione pune me gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Spanjës, ku temat që u referuan kishin të bënin me organizimin e Gjykatës Kushtetuese të Spanjës, jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Gjykatën Kushtetuese të Spanjës, procedurat dhe pranueshmëria e  ankesave individuale etj.

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.