| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë studimore e delegacionit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, 31 mars -2 prill 2016.

Me ftesë të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë znj. Elena Gosheva, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga  Kryetari i kësaj  Gjykate, z. Bashkim Dedja, gjyqtarët z. Gani Dizdari dhe znj. Vitore Tusha, si dhe Sekretari i Përgjithshëm, z. Kujtim Osmani, zhvilloi një vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë në datat 31 mars - 02 prill 2016.
 
Në kuadër të kësaj vizite u zhvillua një tryezë e rrumbullakët diskutimesh rreth temës: “Mbrojtja kushtetuese e të drejtës së votës” si dhe u shkëmbyen përvojat respektive të viteve të fundit, që lidhen me vendimmarrjen e të dyja gjykatave kushtetuese.

Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë u prit në takim zyrtar edhe nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë, SH.T.Z. Gjorge Ivanov dhe nga nënkryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë, z. Faik Arslani.
 
Për nder të delegacionit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë organizoi edhe një program të pasur social, ku u prezantuan vlerat historike dhe turistike të Maqedonisë.
 
 

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.