Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë studimore e delegacionit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Sllovenisë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë , 19-21 tetor 2016.

Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, një delegacion i stafit administrativ të Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj gjykate zoti Sebastian Nerad, zhvilloi një vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë në datat 19 – 21 Tetor 2016.

Kjo vizitë realizohet në kuadër të intensifikimit të mëtejshëm të marrëdhënieve institucionale dypalëshe dhe në vijim të vizitave studimore që kanë vazhduar mes stafeve administrative të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë.

Në tryezën e përbashkët që u zhvillua me Sekretarin e Përgjithshëm, Drejtorin e Kabinetit të Kryetarit, Drejtorët e Drejtorive dhe Këshilltarët ligjorë, u prit me mjaft interes prezantimi i organizimit dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, u shkëmbyen përvoja dhe opinione rreth detajeve të organizimit të punës së përditshme të Drejtorive si dhe rreth pozicionit të këshilltarëve ligjorë, madje duke u ilustruar kjo edhe me ndryshimet më të fundit të ndërmarra në kuadrin e reformës kushtetuese në vendin tonë. 

Delegacioni slloven në përbërje të të cilit ishin edhe Mag. Tjaša Šorli, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm, Mag. Miloš Torbič-Grlj, Drejtor i Drejtorisë së Dokumentacionit dhe  Teknologjisë së Informacionit, znj. Tina Prešeren, Drejtore e Drejtorisë së Analizës dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe z. Ivan Biščak, Drejtor i Drejtorisë së Çështjeve të Përgjithshme dhe Financiare të Gjykatës, u prit në një takim të veçantë edhe nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë zoti Bashkim Dedja.

© 2016 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.