Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Vizitë studimore e një delegacioni të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në Gjykatën Kushtetuese të Turqisë, 2-6 Nëntor 2014

 Bazuar në marrëveshjen dypalëshe mes Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, në datat 2 – 6 Nëntor 2014, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese, i përbërë nga Znj.Elsa Toska – këshilltare e Kryetarit, Znj. Valbona Bala – këshilltare e gjyqtarëve, Znj. Fiona Papajorgji - këshilltare e gjyqtarëve dhe znj. Jonida Kondili – asistente e Kryetarit, mori pjesë në një program studimor pranë Gjykatës Kushtetuese të Turqisë. Ky program u fokusua në shkëmbimin e përvojave mbi rolin, funksionet, statusin e punësimit dhe praktikat e punës së përditshme të këshilltarëve të gjyqtarëve kushtetues, si dhe në njohjen me zhvillimet, arritjet, problematikat e jurisprudencës kushtetuese. 
 
Gjatë qëndrimit në Turqi, në datën 3 Nëntor 2014, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë u prit në një takim zyrtar në ambientet e Gjykatës Kushtetuese Turke nga Kryetari i gjykatës, z. Hasim Kiliç. Në këtë takim, delegacioni theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes dy gjykatave kushtetuese me qëllim shkëmbimin e përvojave në çështje të kontrollit kushtetues dhe gjithashtu falënderoi Kryetarin e kësaj gjykate për mikpritjen mbresëlënëse. Në përfundim të vizitës studimore, delegacioni u pajis nga Gjykata Kushtetuese Turke me çertifikata vlerësimi për përkushtim dhe seriozitet në ndjekjen e programit 3 - ditor profesional.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.