| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë studimore e stafit administrativ të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë pranë Gjykatës Kushtetuese të Hungarisë, 13-15 prill 2016

Në datat 13 – 15 prill 2016, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Drejtori i Kabinetit, zoti Aleksandër Toma, dhe i përbërë nga znj. Arta Vorpsi dhe z. Eugen Papandile, këshilltarë ligjorë, znj. Noela Ruço dhe znj. Alma Çomo, drejtorë, si dhe z. Luan Sina, shef sektori, zhvilloi një vizitë studimore dyditore pranë Gjykatës Kushtetuese të Hungarisë.
 
Gjatë kësaj vizite studimore, Drejtori i Kabinetit dhe drejtuesit e disa departamenteve të Gjykatës Kushtetuese të Hungarisë prezantuan organizimin, kompetencat dhe veprimtaritë e strukturave të tyre respektive, dhe këshilltarët ligjore bënë një prezantim të detajuar të mënyrës së organizimit dhe funksioneve të tyre. Përfaqësuesit e të dyja gjykatave Kushtetuese patën mundësinë e shkëmbimit të përvojave të tyre respektive në fushat me interes të përbashkët për të dyja institucionet kushtetuese.
 
Gjatë ditës së dytë të vizitës studimore, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë u prit në një takim të veçantë edhe nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Hungarisë, Prof. Dr. Lenkovics Barnabás, i cili shprehu dëshirën e pakursyer të institucionit që ai drejtonte për intensifikimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh me gjykatat e tjera kushtetuese, veçanërisht në kuadër të pjesëmarrjes së përbashkët në Konferenën Europiane të Gjykatave Kushtetuese dhe Konferencën Botërore për Drejtësinë Kushtetuese.
 
Në përfundim të vizitës zyrtare, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë vizitoi edhe ambientet e tjera të punës të Gjykatës Kushtetuese të Hungarisë.
 

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.