Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë studimore e stafit administrativ të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë pranë Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, 11 dhe 12 korrik 2018.

 Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, një delegacion i stafit administrativ të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Eugen Papandile, mori pjesë në një vizitë studimore që u zhvillua pranë kësaj gjykate, e cila konkludoi një takim pune lidhur me çështjet më aktuale që shqetësojnë sot gjykatat kushtetuese. Kryesisht diskutimet u fokusuan mbi çështjet më të rëndësishme të paraqitura para gjykatave kushtetuese, rritja e numrit të çështjeve të depozituara dhe gjetja e mekanizmave të duhur dhe të përshtatshëm për përballimin e kësaj ngarkese, impakti i reformave të ndërmarra në sistemin e drejtësisë mbi gjykatat kushtetuese etj.   
 
Në vizitën studimore pranë Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë u prit nga z. Budimir Šćepanović – gjyqtar, Dr. Biljana Damjanović – Sekretare e Përgjithshme, znj. Dragica Davidović – Zv.Sekretare e Përgjithshme dhe znj. Aleksandra Vukašinović, Shefe e Kabinetit të Kryetarit. Gjatë këtij takimi, z. Budimir Šćepanović, gjyqtar, bëri një përshkrim të detajuar të mënyrës së organizimit dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, të subjekteve që e vënë në lëvizje këtë gjykatë, si dhe të mënyrës së trajtimit të kërkesave që prej momentit të paraqitjes së tyre në Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu, edhe z. Eugen Papandile, Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë bëri një paraqitje të mënyrës së organizimit dhe funksionimit të kësaj gjykate, si dhe të situatës aktuale në të cilën ndodhet Gjykata Kushtetuese.
Në fund të takimit, pas pyetjeve dhe përgjigjeve lidhur me temat më kryesore të trajtuara,  përfaqësuesit e të dyja gjykatave u shprehën të gatshëm për thellimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit reciprok në fusha me interes të përbashkët për të dy institucionet kushtetuese. 

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.