Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë studimore me temë “Mbi mjetet kombëtare efektive të ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ”, Strasburg, France

Në kuadër të projektit të përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian “Mbi mjetet kombëtare efektive  të ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ” znj. Elsa Toska, këshilltare e Kryetarit dhe znj. Jonida Kondili, këshilltare ligjore, morën pjesë në një vizitë studimore dyditore pranë Këshillit të Evropës, së bashku me përfaqësues të institucioneve të tjera. Gjatë kësaj vizite u zhvilluan takime me përfaqësues të Komisionit të Venecias, gjyqtarin shqiptar në GJEDNJ, z. Ledi Bianku, si dhe përfaqësues  të Komitetit të Ministrave dhe programit HELP, platformë edukimi e GJEDNJ-së.

Diskutimet nga pjesëmarrësit e Gjykatës Kushtetuese u orientuan drejt aplikimit të protokollit 16 të KEDNJ-së, perspektivat e zbatimit të tij dhe zhvillimit të dialogut mes GJEDNJ-së dhe Gjykatës Kushtetuese, bazuar mbi këtë protokoll, si dhe ndryshimet e reja në ligjin organik të Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu, me avokatët shqiptarë në GJEDNJ u diskutuan  qasje të reja mbi ankimin kushtetues individual, bazuar mbi jurisprudencën e GJEDNJ-së, dhe sfidat që sjellë zgjerimi i juridiksionit kushtetues nëpërmjet ndryshimeve të fundit kushtetuese dhe ligjore.

Kjo vizitë studimore u zhvillua në një frymë dhe shpirt të lartë bashkëpunimi dhe përfitimi  profesional jo vetëm me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës, por edhe me pjesëmarrësit nga institucionet shqiptare, si: Gjykata e Lartë, Shkolla e Magjistraturës, si dhe Shkolla e Avokatisë.

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.