PrintClose



Kërkesa

Viti:  2024
Data e ardhjes:  
Kërkues:  LUIZA SKRAQI, LULZIM SKRAQI
Subjekti i Interesuar:  
Objekti:  Shpalljen të pavlefshëm dhe urdhërimi e çregjistrimit të pasurisë nr. 11/44 regjistruar në datën 07.12.2014, e llojit truall plus ndërtesë në emër të qytetarit K.S., lëshuar nga ZVRPP-ja Lushnjë si të paligjshme sipas dy vendimeve të Prokurorisë Lushnjë dhe shpalljen të pavlefshme të lejes së ndërtimit nr. 12, datë 12.05.2005 të KRT-së, Bashkia Lushnjë. Urdhërimin e lirimit të banesës në veri, ndërtim ngjitur dhe truallit në pronësi të veçantë të Luiza Skraqit, fituar me akt dhurimi numri 792, i aktit noterial në datën 10.06.1994 me bazë pjesëtimin e pasurisë me vendim gjykate nr. 136, datë 26.04.1975 dhuruar nga T.P., regjistruar në hipotekë me nr. 384, datë 10.06.1994 të pushtuar nga qytetari K.S., pushtim i vërtetuar nga dy vendime të Prokurorisë Lushnjë, me vendimin nr. 428, datë 09.12.2014 dhe me vendimin nr. 68, datë 18.05.2017 regjistruar si kallëzim më 23.01.2017. [T.P., e ëma e Luizës, pronare e vetme e katit të parë, me akt pjesëtimi pasurie nr. 136, datë 26.04.1975, me këto kufizime: veri-truall i B.C. (tani S.H., pushtuar nga S. me ndërtim ngjitur me banesën e Luizës); jug rruga nacionale; lindje shtëpia e N.M., ndërtim ngjitur me banesën e Luizës; perëndim rruga Lagje (pushtuar nga K.S. me ndërtim me bazë truallin e tjetërsuar nga hipoteka)]. Zhdëmtimin e familjes së Luiza dhe Lulzim Skraqit me 60 mijë euro dëm pasuror dhe 100 mijë euro dëm jopasuror, për privim nga mundësitë e jetës dhe pasurisë, dëmtim i shëndetit me terror për 30 vjet. Shpalljen të pavlefshme të të gjitha akteve të pronësisë të prodhuara nga vërtetimi i faktit të qytetarit S.P. sipas vendimit nr. 415, datë 21.03.1994 të Gjykatës Lushnjë dhe urdhërimin e çregjistrimit, fshirjes së hipotekës nga ZVRPP-ja, Lushnjë mbështetur në : - vendimin e parë nr. 428, datë 09.12.2014 të Prokurorisë, ku Prokuroria ka konstatuar se në kushte të tilla konstatojmë elemente të veprës penale Falsifikimi i dokumentave dhe Shpërdorimi i detyrës, të parashikuara nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal (faqja 4 e këtij vendimi). Prokuroria ka vërtetuar se të gjitha aktet që burojnë nga vërtetimi i faktit janë marrë në kushtet e falsifikimit të dokumenteve edhe të shpërdorimit të detyrës. Mbështetur në vendimin nr. 68, datë 18.05.2017, prokuroria thekson se ka konstatuar se në regjistrimin e pronësisë në vitin 2000 nga shtetasi S.P. e më pas në regjistrimin e kalimin e pronësisë shtetasit K.S., nuk janë marrë parasysh origjina e pronësisë së truallit dhe as vendimi nr. 1601, datë 06.11.1995, i cili deklaronte të pavlefshëm regjistrimin hipotekor të S.P., ndërkohë që ky detyrim rëndonte mbi ZVRPP-në, Lushnjë e cila ka shpërdoruar detyrën që në momentin që ka regjistruar në pronësi të shtetasit K.S. 140 m² truall, fakt ky i konstatuar edhe në vendimin e parë të prokurorisë nr. 458, datë 09.12.2014.

Vendimi i Kolegjit / Mbledhjes së Gjyqtarëve

Numër:  210
Data:  30.09.2024
Vendosi:  Moskalim i kërkesës për shqyrtim në seancë plenare
Data seancës:          Ora:  

Vendimi Përfundimtar i Gjykatës

Numër:  
Data:  
Vendosi:  

Të Tjera

Indeksi Sistematik:  
Vendimi i Plotë:  Nr: 210 Date: 30.09.2024
© 2008 Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë. Të gjitha të drejtat e rezervuara.