| Bookmark and Share

16 shkurt 2009

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, shqyrtoi sot më datë 16.2.2009 kërkesat e: Një grupi deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, të Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Shoqatës të Prokurorëve, për pezullimin e zbatimit të ligjit nr.10034, datë 22.12.2008 “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve  të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”. Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në mbështetje të nenit 45 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, duke çmuar se, zbatimi i ligjit objekt shqyrtimi, mund të sjellë pasoja në funksionimin normal të shtetit të së drejtës si dhe në cenimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit, vendosi të urdhërojë pezullimin e zbatimit të ligjit derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi.
 

Gjithashtu në mbledhjen e gjyqtarëve u vendos që t’i kërkohet Komisionit të Venecias një opinion “Amicus curiae” për ligjin, si institucion i pavarur dhe i specializuar.

 

 

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.