Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë merr pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit gjyqësor 2025 të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Strasburg, 31 janar 2025

Me ftesë të z. Marko Bošnjak, Kryetar i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, znj. Holta Zaçaj, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, mori pjesë në veprimtaritë e organizuara me rastin e hapjes së vitit gjyqësor të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, të cilat u zhvilluan në Strasburg, Francë, më 31 janar 2025.

Në kuadër të këtyre veprimtarive u zhvillua seminari me temë “Mbrojtja e të drejtave të njeriut në botën e inteligjencës artificiale, algoritmeve dhe të dhënave masive”, i cili u pasua me Seancën Solemne të Hapjes së Vitit Gjyqësor 2025 të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin e drejtësisë evropiane, e cila mbledh së bashku kryetarë dhe përfaqësues të lartë të gjykatave kushtetuese dhe supreme nga vende të ndryshme anëtare të Këshillit të Evropës.

Gjatë kësaj vizite, znj. Zaçaj zhvilloi takime me homologë nga vende të ndryshme, si dhe me përfaqësues të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ku u shkëmbyen mendime mbi forcimin e bashkëpunimit institucional. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë mbetet e angazhuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të qytetarëve, duke kontribuar aktivisht në dialogun juridik evropian.

3 3

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.