| Bookmark and Share

Hapja e vitit gjyqësor të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Strasburg, Francë, 29 janar 2016

 Viti i ri Gjyqësor i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut u hap zyrtarisht në 29 janar 2016. Në kuadrin e hapjes së vitit të ri gjyqësor, GJEDNJ organizon seminare me pjesëmarrjen e gjyqtarëve nga gjykata të ndryshme që trajtojnë tema që prekin probleme kyçe dhe aktuale të drejtësisë.
Seminari i organizuar këtë vit kishte temën: “ Gjykatat kombëtare dhe ndërkombëtare përballë shkeljeve masive të të drejtave të njeriut”. Seminari u pasua nga ceremonia solemne e hapjes. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë u përfaqësua në këtë veprimtari nga anëtari i kësaj Gjykate, z. Sokol Berberi.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.