| Bookmark and Share

Pjesëmarrje e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në Konferencën e 9-të të Kryetarëve të Gjykatave Kushtetuese anëtare të Shoqatës së Gjykatave Kushtetuese Frankofone, 25 maj 2021.

Në pasditen e datës 25 maj 2021, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, znj. Vitore Tusha, ka marrë pjesë në Konferencën e 9-të të Kryetarëve të Gjykatave Kushtetuese anëtare të Shoqatës së Gjykatave Kushtetuese Frankofone (Association des Cours Constitutionnelles Francophones - ACCF). Kjo konferencë është zhvilluar on-line, pasi situata pandemike e ka bërë të pamundur zhvendosjen e delegacioneve pjesëmarrëse drejt Francës, vendi i zhvillimit të veprimtarisë.
Punimet e konferencës janë hapur me fjalët përshëndetëse të mbajtura nga Kryetari i Gjykatës Supreme të Kanadasë dhe njëkohësisht Kryetar i shoqatës ACCF, z. Richard Wagner, nga Drejtori i Çështjeve Politike dhe Qeverisjes Demokratike të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, z. Antoine Michon, si dhe nga Kryetari i Këshillit Kushtetues Francez, z. Laurent Fabius.
Tema e konferencës ishte “Kolegjialiteti” dhe kishte të bënte me mënyrat se si kolegjialiteti gjen zbatim në organizimin e brendshëm institucional të gjykatave kushtetuese, praktikat e gjykatave që nga faza përgatitore e projektvendimit deri në fazën e diskutimit/vendimmarrjes, si dhe mënyrën e shpalljes së vendimeve përfundimtare, duke u fokusuar tek bërja ose jo publike e mendimeve të pakicës.

foto 2  foto 3  foto 1

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.