| Bookmark and Share

Kontrolli i kushtetutshmërisë së ligjeve, i kërkuar nga gjykatat (Kontroll incidental)

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,
                                                             NJOFTON:
Se pranë kësaj Gjykate po shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me subjekte të interesuara, Kuvendin e Shqipërisë, Këshillin e Ministrave, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,  me objekt: “Shfuqizimi i “paragrafi 2”, pas “244”, në shkronjën “a” të nenit 7 të ligjit nr. 41/2021, datë 23.03.2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, e cila ka kaluar në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.