| Bookmark and Share

Njoftim

Takim i trupës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 27 janar 2023

Sot, në datën 27.01.2023, trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese zhvilloi në ambientet e kësaj gjykate një takim zyrtar me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.S.Znj. Yuri Kim, e cila shoqërohej nga znj. Mary Kate Butterfield, këshilltare ligjore rezidente e OPDAT.

Gjatë takimit, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara shprehu kënaqësinë e saj për plotësimin e trupës së Gjykatës Kushtetuese pas një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë prej afro pesë vjetësh, si dhe urimet për anëtarët e rinj të zgjedhur të kësaj gjykate, që edhe pas kësaj periudhe tranzicioni, Gjykata Kushtetuese të vazhdojë të ketë po të njëjtën mundësi zhvillimi dhe të ruajë integritetin e saj.

Nga ana e saj, znj. Xhaferllari, e cila ushtron funksionet e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, pasi e falënderoi Ambasadoren Kim përfjalët inkurajuese dhe mbështetjen e vazhdueshme tëdhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Gjykatën Kushtetuese shqiptare, që janë njëherazi edhe përgjegjësi për të gjithë anëtarët, shprehu, angazhimin e kësaj gjykate për të ushtruar funksionet e saj me integritet dhe qëndrueshmëri, për të luajtur një rol proaktiv dhe ruajtur reputacionin e këtij institucioni kushtetues të rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe u ra dakord edhe për sa i takon procesit të zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, i cili duhet të kalojë nëpërmjet një procedure të rregullt që të garantojë legjitimitetin e Kryetarit.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.