| Bookmark and Share

Njoftim për plotësimin e një vend të lirë të punës në shërbimin civil në administratën e Gjykatës Kushtetuese

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, bazuar në Ligjin nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, dhe Rregulloren e Brendshme , Gjykata Kushtetuese shpall procedurat e plotësimit e një vendi të lirë të punës në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin:

“Specialist/e i/e nivelit të lartë të burimeve njerëzore dhe magazinës” në Drejtorinë Ekonomike dhe Burimeve Njerëzore, kategoria III-b .

Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele nga brenda dhe jashtë institucionit të Gjykatës Kushtetuese.

Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton i paplotësuar, atëherë janë të vlefshme për konkurrimin kërkesat nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe të pranimit në shërbimin civil) për kategorinë ekzekutive aplikohet në të njëjtën kohë.

Qëllimi i përgjithshëm i pozicionit të punës:

· Të hartojë dhe mbajë dokumentacionin e nevojshëm që rregullon marrëdhëniet e punës të punonjësve të kategorive të ndryshme në administratën e Gjykatës Kushtetuese, si dosjet personale, formularët e vlerësimit të arritjeve në punë, trajnimin e tyre, etj.

· Të ruajë dhe miradministrojë vlerat materiale në Gjykatën Kushtetuese.

Përshkrimi i detyrave kryesore që kryen s pecialisti/ja i/e burimeve njerëzore dhe magazinës

Nën drejtimin e drejtorit të Drejtorisë Ekonomike dhe Burimeve Njerëzore të realizojë:

· Të hapë dosjen personale për çdo punonjës të institucionit dhe të bëjë pasurimin e tyre me të dhënat e reja për kualifikimet, trajnimet, vlerësimet vjetore të punës, masat disiplinore etj.

· Të ndjekë plotësimin e formularëve për vlerësimin e rezultateve individuale të punës për të gjithë nëpunësit civilë dhe, para vendosjes në dosjet vetjake, njofton nëpunësin për vlerësimin e bërë nga eprorët. Në këtë kuadër bashkëpunon me drejtorët e drejtorive dhe përgjegjësit e sektorëve.

· Të ruajë dhe të mirëmbajë dosjet personale të punonjësve të gjykatës.

· Të marrë masa për pajisjen e nëpunësve të stafit me kartë identifikimi, në përputhje me kriteret e vendosura për këtë qëllim.

· Të menaxhojë regjistrin themeltar të punonjësve të institucionit për ardhjet dhe largimet.

· Të menaxhojë trajnimin e detyrueshëm të nëpunësve civil në periudhë prove, trajnimet pranë ASPA-s, trajnimet e financuara nga donatorët dhe trajnimet vjetore të “Planit të veprimit”, mbështetur në Strategjinë Afatmesme të Trajnimit.

· Të përgatisë shkresa e vërtetime për marrëdhëniet e punës dhe pagat përkatëse, sipas kërkesave të punonjësve dhe t’ia paraqesë ato për firmë drejtorit dhe Sekretarit të Përgjithshëm.

· Të marrë masa që mallrat në magazinë të mirëmbahen dhe të jenë të sistemuara, të verifikueshme në çdo kohë.

· Të bëjë hyrjen për çdo blerje të bërë nga komisioni, pasi ka verifikuar, numëruar dhe rezultuar në diferencat.

· Të mbajë librin e magazinës për materialet kryesore, ndihmëse dhe inventarin e imët.

· Të evidentojë çdo dalje nëpërmjet fletëdaljes dhe hedhjes së saj në librin e magazinës.

· Të bëjë rakordimin me specialistin e kontabilitetit, sipas rregullave në fuqi.

· Të marrë pjesë në procesin e inventarizimit.

· Të bëjë furnizimin e zyrave sipas kërkesave dhe urdhër dorëzimit.

· Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga drejtori i drejtorisë dhe eprorët lidhur me menaxhimin e burimeve njerëzore dhe magazinën.

KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Afati për dorëzimin e dokumenteve për procedurën e pranimit me lëvizje paralele fillon më datën 16.11.2022 dhe përfundon më datën 26.11.2022.

Kushtet minimale duhet plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a) të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;

b) të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

c) të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

ç) të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

Kritere të veçanta për pozicionin “ Specialist/e i/e teknologjisë së informacionit(IT) :

o Të ketë arsimin e lartë në profilin ekonomik ose juridik (me shkëputje nga puna). Me diplomë universitare të nivelit universitare DND, DIND ose Bachelor + Master Shkencor. Diploma e mbrojtur jashtë vëndit, duhet të jetë e njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

o Nota mesatare 8 e lart përbën përparësi.

o Preferohet të ketë përvojë pune në pozicione të ngjashme, jo më pak se 4 vjet.

o Të njohë të paktën një nga pesë gjuhët e BE-së (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht dhe italisht);

o Të ketë figurë të pastër morale e profesionale dhe të mos jetë i/e dënuar me vendime të formës së prerë të gjykatave;

o Të ketë aftësi të shumë të mira të njohjes e përdorimit të PC në programet baze të tij, të cilat duhet të jenë të dokumentuara dhe të lëshuara nga institucione të liçensuara për këtë qëllim.

o Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të punës në grup.

o Të jetë i aftë nga ana shëndetësore.

Rezultatet e verifikimit paraprak

Njësia e përgjegjëse, në bazë të dokumentacionit të paraqitur, brenda datës 01.12.2022, bën verifikimin paraprak të kandidatëve që përmbushin kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

Kandidatët, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, do të renditen në një listë paraprake sipas rendit alfabetik e cila do të shpallet në datën 02.12.2022.

Kandidatët që nuk kualifikohen do të njoftohen individualisht nga njësia përgjegjëse për shkaqet e moskualifikimit, në të njëjtën ditë me shpalljen e listës së verifikimit paraprak.

Kandidatët, të cilët rezultojnë të pakualifikuar, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual (nga data 02.12.2022 deri në 05.12.2020) paraqesin ankesat me shkrim pranë njësisë përgjegjëse. Ankesat zgjidhen brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit (deri në datën 10.12.2022).

Dokumentacioni dhe mënyra e dorëzimit:

Kandidatët duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë pranë Drejtorisë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore, dokumentet si më poshtë:

1. Një listë përmbledhëse e të gjithë dokumentave që dorëzohen e cila duhet të jetë e nënshkruar në mënyrë të rregullt nga kandidati.

2. Një kërkesë për aplikim e cila duhet të përmbajë në formë të përmbledhur kërkesën për punësim në pozicionin e shpallur. Kërkesa në formë të përmbledhur të përmbajë:

• Lloji i procedurës për të cilën merr pjesë (lëvizje paralele ose ngritje në detyrë)

• Emri dhe mbiemri i kandidatit;

• Adresa e saktë e banimit;

• Numër telefoni/celulari;

• Adresa e e-mailit;

• Data e kërkesës;

• Nënshkrimi: Emri, mbiemri dhe firma me shkrim dore;

3. Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip.

4. Fotokopje e diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor në rastin e diplomës master), së bashku me listën e notave të diplomës e krediteve të marra.

5. Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vertetojnë eksperiencën në punë).

6. Fotokopje e letërnjoftimit (ID).

7. Dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës së huaj.

8. Vërtetimin e gjendjes shëndetësore dhe për aftësinë për punë (nga KML).

9. Vërtetimin e gjendjes gjyqësore ose formulari i plotësuar që autorizon institucionin për verifikim.

10. Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria që nuk është në ndjekje penale.

11. Vlerësimi i punës nga punëdhënësi i fundit.

12. Rekomandime, në rast se ka, mundësisht nga punëdhënësi i fundit.

13. Urdhërin ose vendimin e konfirmimit si nëpunës civil.

14. Vërtetimin nga institucioni që ka punuar dhe që nuk ka masë disiplinore në fuqi.

15. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Mënyra e dorëzimit të dokumentacionit të kërkuar:

Kandidati/ja duhet të dorëzojë brenda afatit të caktuar dokumentacionin e kërkuar si më poshtë:

÷ Në protokollin e Gjykatës Kushtetuese ose pranë Drejtorisë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore.

÷ Me postë (data e postimit me postë të jetë brenda afatit të caktuar për paraqitjen e dokumenteve).

Fusha e njohurive për kandidatët që do të intervistohen do të jenë :

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a) Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës.

b) Eksperiencën e tyre të mëparshme.

c) Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën në këtë pozicion pune.

d) Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë; Ligjin për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese; Rregulloren e brendshme; Ligjin për statusin e nëpunësit civil; Kodin e Punës; Ligjin për rregullat e etikës në administratën publike; Ligjin për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare; Ligjin nr. 44/2015 "Kodi i Procedurës Administrative; Ligjin për mbrojtjen e te dhënave personale; Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 "Për menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republikën e Shqipërisë"; Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, "Për menaxhimin financiar dhe kontrollin"; si dhe të akteve të tjera ligjore e nënligjore në kuadër të përmbushjes së vizionit të Gjykatës Kushtetuese planit strategjik dhe programit analitik, vjetor të punës së saj.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet nga Komisioni i Brendshëm për Lëvizjen Paralele (KBLP). Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin e dokumentacionin tjetër të dorëzuar, si dhe për intervistën e strukturuar.

Intervista do të zhvillohet në mjediset e Gjykatës Kushtetuese më datën 15.12.2022, ora 11:00

Mënyra e vlerësimit dhe procedurat që ndiqen për kandidatët është e përcaktuar në dispozitat përkatëse të ligjit si dhe në udhëzimet përkatëse të DAP. Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve, është si më poshtë vijon:

a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë në: 20 pikë përvojë, 10 pikë për trajnime apo

kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer;

b) 60 pikë intervista me gojë.

Mënyra e komunikimit

Njoftimet dhe komunikimet për fazë të procedurës për kandidatët do të bëhet me e-mail, celular

në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, në këndin e informacionit të institucionit dhe në portalin e “Shërbimit Kombëtar të Punësimit”.

Grafiku i datave të zhvillimit të procedurës me lëvizje paralele:

Dorëzimi i dokumenteve: 16.11.2022 deri më 26.11.2022

Shpallja e listës paraprake të kandidatëve të kualifikuar: 02.12.2022

Ankimi për kualifikimin paraprak: 3 ditë kalendarike nga data e shpalljes

Zgjidhja e ankimeve për kualifikimin paraprak: deri në 5 ditë kalendarike nga data e përfundimit të ankimit

Shpallja e listës së kandidatëve të kualifikuar: 13.12.2022

Intervista e strukturuar me kandidatët e kualifikuar: 15.12.2022, ora 11:00

Njoftimi i vendimit të KBLP nga njësia përgjegjëse: 16.12.2022

Ankimi për vlerësimin e KBLP-së: 3 ditë kalendarike nga data e shpalljes së vendimit

Zgjidhja e ankimeve: deri në 3 ditë kalendarike nga data e përfundimit të ankimit

Shpallja e fituesit: 22.12.2022

Akti i emërimit: 28.12.2022

PËR PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Vetëm në rast se pozicioni i “Specialist/e i/e nivelit të lartë të burimeve njerëzore dhe magazinës” në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende i pa plotësuar do të ndiqet procedura për pranimin në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Të gjithë kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e veçanta dhe ato të përgjithshme të Nenit 21, të Ligjit nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”.

Afati për dorëzimin e dokumentave për procedurën e pranimit në shërbimin civil fillon më datën 16.11.2022 dhe përfundon më datën 02.11.2022.

Kushtet minimale duhet plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a) të plotësojë kushtet e tjera të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për

klasifikimin e pozicioneve në shërbimin civil;

b) të përmbushë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

Kritere të veçanta për pozicionin “Specialist i nivelit të lartë të burimeve njerëzore dhe magazinës” :

o Të ketë arsimin e lartë në profilin ekonomik ose juridik (me shkëputje nga puna). Me diplomë universitare të nivelit universitare DND, DIND ose Bachelor + Master Shkencor. Diploma e mbrojtur jashtë vëndit, duhet të jetë e njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njëhsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

o Nota mesatare 8 e lart përbën përparësi.

o Preferohet të ketë përvojë pune në pozicione të ngjashme, jo më pak se 4 vjet.

o Të njohë të paktën një nga pesë gjuhët e BE-së (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht dhe italisht);

o Të ketë figurë të pastër morale e profesionale dhe të mos jetë i/e dënuar me vendime të formës së prerë të gjykatave;

o Të ketë aftësi të shumë të mira të njohjes e përdorimit të PC në programet baze të tij, të cilat duhet të jenë të dokumentuara dhe të lëshuara nga institucione të liçensuara për këtë qëllim.

o Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të punës në grup.

o Të jetë i aftë nga ana shëndetësore.

Konkurrimi për procedurën e pranimit në shërbimin civil përfshin dy faza:

1) verifikimin paraprak, nëse kandidatët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;

2) vlerësimin e kandidatëve.

Rezultatet e verifikimit paraprak

Njësia e përgjegjëse, në bazë të dokumentacionit të paraqitur, brenda datës 12.12.2022, bën verifikimin paraprak të kandidatëve që përmbushin kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

Kandidatët, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, do të renditen në një listë sipas rendit alfabetik, e cila do të publikohet më datën 13.12.2022.

Kandidatët që nuk kualifikohen do të njoftohen individualisht nga njësia përgjegjëse për shkaqet e moskualifikimit, në të njëjtën ditë me shpalljen e listës së verifikimit paraprak.

Kandidatët, të cilët rezultojnë të pakualifikuar, brenda 5(pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual (nga data 13.12.2022 deri në datën 18.12.2022) paraqesin ankesat me shkrim pranë njësisë përgjegjëse. Ankesat zgjidhen brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit (deri në datën 23.12.2022).

Dokumentacioni dhe mënyra e dorëzimit:

Kandidatët duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë pranë Drejtorisë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore, dokumentet si më poshtë:

1. Një listë përmbledhëse e të gjithë dokumenteve që dorëzohen e cila duhet të jetë e nënshkruar në mënyrë të rregullt nga kandidati.

2. Një kërkesë për aplikim e cila duhet të përmbajë në formë të përmbledhur kërkesën për punësim në pozicionin e shpallur. Kërkesa në formë të përmbledhur të përmbajë:

• Lloji i procedurës për të cilën merr pjesë (lëvizje paralele ose ngritje në detyrë)

• Emri dhe mbiemri i kandidatit;

• Adresa e saktë e banimit;

• Numër telefoni/celulari;

• Adresa e e-mailit;

• Data e kërkesës;

• Nënshkrimi: Emri, mbiemri dhe firma me shkrim dore;

3. Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip.

4. Fotokopje e diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor në rastin e diplomës master), së bashku me listën e notave të diplomës e krediteve të marra.

5. Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vertetojnë eksperiencën në punë).

6. Fotokopje e letërnjoftimit (ID).

7. Dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës së huaj.

8. Vërtetimin e gjendjes shëndetësore dhe për aftësinë për punë (nga KML).

9. Vërtetimin e gjendjes gjyqësore ose formulari i plotësuar që autorizon institucionin për verifikim.

10. Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria që nuk është në ndjekje penale.

11. Vlerësimi i punës nga punëdhënësi i fundit.

12. Rekomandime, në rast se ka, mundësisht nga punëdhënësi i fundit.

13. Vërtetimin nga institucioni që ka punuar dhe që nuk ka masë disiplinore në fuqi.

14. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Mënyra e dorëzimit të dokumentacionit të kërkuar:

Kandidati/ja duhet të dorëzojë brenda afatit të caktuar dokumentacionin e kërkuar si më poshtë:

÷ Në protokollin e Gjykatës Kushtetuese ose pranë Drejtorisë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore.

÷ Me postë (data e postimit me postë të jetë brenda afatit të caktuar për paraqitjen e dokumenteve).

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Konkurrimi zhvillohet në dy faza:

a) Verifikimi paraprak i dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët me qëllim për të verifikuar plotësimin e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;

b) Vlerësimi i kandidatëve.

Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:

a) Vlerësimi i jetëshkrimit, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës dhe trajnimeve të lidhura me fushën;

b) Vlerësimi me shkrim;

c) Intervista e strukturuar me gojë

Procedurat dhe mënyra e vlerësimit për kandidatët janë përcaktuar në dispozitat përkatëse të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, VKM nr. 243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, si dhe në udhëzimet përkatëse të DAP.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:

a) Për vlerësimin e jetëshkrimit (CV), që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës dhe trajnimeve të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;

b) Për intervistën e strukturuar me gojë, deri në 25 pikë;

c) Për vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë.

Nëse kandidati grumbullon më shumë se se gjysmën e pikëve (mbi 30 pikë) nga vlerësimi me shkrim, ai kualifikohet për të kaluar në procesin e vlerësimit të jetëshkrimit.

Nëse kandidati grumbullon mbi 45-30 pikë nga vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i jetëshkrimit së bashku, ai kualifikohet për intervistën e strukturuar.

KPP-ja në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve, liston kandidatët fitues me mbi 70 pikë, duke filluar nga kandidati me rezultatin më të lartë. Lista me renditjen e kandidatëve sipas pikëve, i dërgohet nga KKP njësisë përgjegjëse brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga përpilimi i saj.

Kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pikë, renditen në një listë të posaçme e cila nuk bëhet publike, dhe ata njoftohen individualisht nga njësia përgjegjëse.

Vlerësimi me shkrim dhe intervista e strukturuar do të zhvillohen më datën 27.12.2022, ora 10:30 në mjediset e Gjykatës Kushtetuese.

Fusha e njohurive për kandidatët që do të intervistohen do të jenë :

Kandidatët për testimin me shkrim dhe gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a) Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b) Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c) Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën në këtë pozicion pune;

d) Njohuri të gjera të fushës së profesionit dhe të detyrës funksionale;

e) Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërise; Ligjin për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese; Rregulloren e brendshme dhe te hyrje daljeve ne institucion; Ligjin për statusin e nëpunësit civil; Kodin e Punës; Ligjin për rregullat e etikes ne administratën publike; Ligjin për te drejten e informimit për dokumentet zyrtare; Ligjin nr. 44/2015 "Kodi i Procedurës Administrative; Ligjin për mbrojtjen e te dhënave personale; Ligjin nr.9936, date 26.06.2008 "Për menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republikën e Shqipërisë"; Ligjin nr.10296, date 08.07.2010, "Për menaxhimin financiar dhe kontrollin"; si dhe të akteve të tjera ligjore e nënligjore në kuadër të përmbushjes së vizionit të Gjykatës Kushtetuese planit strategjik dhe programit analitik, vjetor të punës së saj.

Mënyra e komunikimit

Njoftimet dhe komunikimet për fazë të procedurës për kandidatët do të bëhet me e-mail, celular

në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, në këndin e informacionit të institucionit dhe në portalin e “Shërbimit Kombëtar të Punësimit”.

Grafiku i datave të zhvillimit të procedurës së pranimit:

Dorëzimi i dokumenteve: 16.11.2022 deri më 02.12.2022

Shpallja e listës paraprake të kandidatëve të kualifikuar: 13.12.2022

Ankimi për kualifikimin paraprak: 5 ditë kalendarike nga data e shpalljes

Zgjidhja e ankimeve për kualifikimin paraprak: 5 ditë kalendarike nga data e përfundimit të ankimit

Shpallja e listës së kandidatëve të kualifikuar: 26.12.2022

Testimi me shkrim dhe Intervista e strukturuar: 27.12.2022, ora 10:30

Njoftimi i vendimit të KPP-se nga njësia përgjegjëse: 29.12.2022

Ankimi për vlerësimin e KPP-së: deri në datën 06.01.2023

Zgjidhja e ankimeve dhe dhënia e përgjigjes: 5 ditë kalendarike nga data e përfundimit të ankimit

Shpallja e fituesit: 12.01.2023

Akti i emërimit: 13.01.2023

Për më shumë informacion për Gjykatën Kushtetuese dhe veprimtarinë e saj mund të vizitoni edhe faqen tonë në internet: www.gjk.gov.al

Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni me numrin 0682080345, ose në adresën: Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 26, Tiranë.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.