22.12.2016
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot, në datën 22.12.2016, mori në shqyrtim çështjen me palë:
Kërkues: Jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
Subjekte të interesuara:
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë
Objekti: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Pezullimi i zbatimit të ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
14.12.2016
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot, në datën 14.12.2016, mori në shqyrtim çështjen me palë:
Kërkuese: Shoqata e Bingos Tradicionale Shqiptare
Subjekte të interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Këshilli i Ministrave
Objekti: Deklarimi i papajtueshmërisë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i neneve 5 dhe 71, pika 2 të ligjit nr.155/2015, datë 21.12.2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”.
09.11.2016
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot, në datën 09.11.2016, shqyrtoi kërkesat në çështjen me palë:
Kërkues: Presidenti i Republikës, një Grup Deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, jo më pak se 1/5 e anëtarëve të Kuvendit, Avokati i Popullit, Partia Republikane e Shqipërisë, Shoqata “Pronësi me Drejtësi”, Shoqata “Krahina Jonë”, Shoqata “Bregdeti”, Shoqata e Pronarëve Legjitimë “Shqiptarët”.
Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Agjensia e Trajtimit të Pronave.
04.11.2016
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 03.11.2016 në përfundim të shqyrtimit të çështjes me pale:
Kërkuese: Gjykata e Apelit Durrës
Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Shqipërisë; Këshilli i Ministrave;
02.11.2016
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në datën 02.11.2016 shqyrtoi çështjen me palë:
Kërkues: Unioni i Shoqërive Hidrokarbure Shqiptare.
Subjekt i interesuar: Këshilli i Ministrave.
01.11.2016
Për zgjedhjen e gjyqtarit të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut
01.11.2016
KËRKUESE: SHOQATA PËR MBROJTJEN E TREGTARËVE DHE TË TREGUT, DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË
SUBJEKTE TË INTERESUARA:
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
KËSHILLI I MINISTRAVE
25.10.2016
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, sot me daten 25.10.2016 në çështjen me:
Kërkues: 1/5-ta e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë - Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
Subjekte të interesuara: Kuvendi i Shqipërisë
Objekti: Deklarimi i papajtueshmërisë me Kushtetutën i ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Pezullimi i ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
14.09.2016
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në datën 14.09.2016 shqyrtoi çështjen me palë:
Kërkues: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Subjekte të interesuara: Një e dhjeta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë
Deputeti Rakip Suli
Objekti: Konstatimi i papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Rakip Suli
01.08.2016
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 01.08.2016 shqyrtoi çështjen me palë:
Kërkues: Shukri Xhelili, përfaqësuar nga avokat Ferdinand Doja
Subjekte të interesuara: Këshilli i Ministrave
Objekti: Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 361, datë 13.05.2016 të Këshillit të Ministrave.