| Bookmark and Share

Pjesëmarrje e Gjykatës Kushtetuese në aktivitetin kombëtar për shkëmbimin e përvojës midis gjyqtarëve shqiptarë të medias dhe gjyqtarëve holandezë, Tiranë

Qendra për Çështjet e Informimit Publik (INFOCIP) në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor( KLGJ) dhe me pjesëmarrjen  e gjyqtarëve të medias të juridiksionit të zakonshëm dhe atyre të prokurorisë, zhvilloi në datën 6 maj 2022 aktivitetin e dytë kombëtar për shkëmbimin e përvojës midis gjyqtarëve shqiptarë të medias dhe gjyqtarëve holandezë.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm mori pjesë në përfaqësim të Gjykatës Kushtetuese gjyqtarja zonja Sonila Bejtja, e cila, ndër të tjera, theksoi prioritetet që ka Gjykata Kushtetuese, të përcaktuara edhe në Strategjinë e saj, në funksion të forcimit të besimit të publikut te kjo Gjykatë përmes konsolidimit të bashkëpunimit me median.
Pjesëmarrësit e aktivitetit shkëmbyen përvojat e tyre, si dhe u angazhuan për ndjekjen e modeleve më të suksesshme të bashkëpunimit midis pushtetit gjyqësor dhe medias në zbatim të detyrimit për informim.

  znj_gj3  znj_gjyqtare2

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.