| Bookmark and Share

Pjesëmarrje në takimin online me temë: “Gjykatat kushtetuese – gardiane të mjedisit”, 29 mars 2022

Në datën 29.03.2022, znj. Sonila Bejtja, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, mori pjesë në takimin online me temë: “Gjykatat kushtetuese – gardiane të mjedisit”. Ky event u organizua si pjesë e projektit “Për rëndësinë e mjedisit”, i implementuar nga Qendra për Kërkime dhe Analiza Ligjore dhe i financuar nga Ambasada Britanike në Shkup.

Takimi u ndoq nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministri i Drejtësisë dhe  Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Fizik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetarë dhe gjyqtarë të Gjykatave Kushtetuese, të cilët ndanë përvojat dhe pikëpamjet e tyre lidhur me rëndësinë që ka një mjedis i shëndetshëm dhe ekologjikisht i përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, si dhe me rritjen e rolit të Gjykatës Kushtetuese në  mbrojtjen e të drejtave të mjedisit.

Gjatë takimit, gjyqtarja Bejtja mbajti një prezantim duke ndarë përvojën e deritanishme të gjyqësorit shqiptar në çështjet që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të mjedisit, si dhe duke evidentuar prioritetet dhe angazhimet e ndërmarra nga shteti shqiptar në këtë drejtim.

Fjalimi bashkëlidhur

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.