| Bookmark and Share

Seminar me temë "Marrëdhëniet me median, e Drejta Procedurale Kushtetuese dhe mbrojtja e të Drejtave të Njeriut”. Tiranë, 8 - 9 tetor 2015

 
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, me mbështetjen e Fondacionit Gjerman “Për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar IRZ”, organizoi seminarin me temë “Marrëdhëniet me median, e Drejta Procedurale Kushtetuese dhe mbrojtja e të Drejtave të Njeriut në Evropë,” me pjesëmarrjen e këshilltarëve ligjorë dhe stafit administrativ të Gjykatës Kushtetuese. Lektor i seminarit ishte Prof. Dr. Jan Bergmann, Gjyqtar Kryesues në Gjykatën Administrative të Shtutgartit, Gjermani.

Hapjen e punimeve të seminarit, e përshëndeti Dr. Rainer Deville, Shef i Misionit Euralius në Shqipëri dhe znj. Elke Wendland, menaxhere projekti pranë IRZ.

Në ditën e parë të seminarit u trajtuan marrëdhëniet aktive e Gjykatës Kushtetuese me shtypin, akreditimi i përfaqësuesve të medias, prania e mediave elektronike në sallën e gjyqit; çështje të së drejtës procedurale kushtetuese si konfliktet ndërmjet organeve, kontrolli abstrakt dhe konkret i normave, ankimi kushtetues kundër ligjeve.

Gjatë sesioneve të ditës së dyte të seminarit, lektori solli shembuj dhe diskutoi me të pranishmit rreth disa prej vendimeve më të fundit të GJEDNJ që kishin të bënin me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
 

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.