| Bookmark and Share

Seminar me temë “Mbi zhvillimin e jurisprudencës kushtetuese, mbi parimin e proporcionalitetit”, i organizuar në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ), 9-11 tetor 2013

Në vazhdim të bashkëpunimit midis Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ),  në datat  9-11 tetor 2013,  u organizua  seminari i përbashkët me temë  “Mbi zhvillimin e jurisprudencës kushtetuese të GJFK Gjermane, të GJEDNJ/GJED, mbi parimin e proporcionalitetit”. Lektor në seminar ishte përsëri Prof. Dr.Jan Bergmann, gjyqtar kryesues në Gjykatën Administrative të Shtutgartit.

Çështjet që u trajtuan dhe u diskutuan nga të pranishmit gjatë ditëve të seminarit kishin lidhje me njohjen dhe zbatimin e parimit të proporcionalitetit si dhe të të drejtave sociale themelore të njeriut në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë.  

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.