Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese me Ambasadoren e Francës në Shqipëri

Sot, në datën 21.03.2023, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, znj. Holta Zaçaj, priti në një takim kortezie në ambientet e kësaj Gjykate Ambasadoren e Francës në Shqipëri, Shkëlqesinë e Saj Zonjën Elisabeth Barsacq, e cila shoqërohej në këtë takim nga znj. Ms. Tiphaine Simon, audituese e jashtme për drejtësinë dhe znj. Claire Nantier, zëvendësdrejtore e stafit. Në takim merrte pjesë edhe znj. Sonila Bejtja, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë takimit, Kryetarja Zaçaj e falënderoi Ambasadoren për vizitën dhe bëri një përshkrim të detajuar të prioriteteve aktuale të Gjykatës Kushtetuese, duke u fokusuar në nevojat më imediate për një sistem të menaxhimit të çështjeve në përputhje me zhvillimet e reja të teknologjisë, caktimin elektronik të çështjeve, digjitalizimin e arkivës së Gjykatës, si dhe hartimin e një dokumenti udhëzues sipas modelit të GJEDNJ-së, i cili do të shërbente për referime të standardizuara, dhe të plota te jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese jo vetëm nga Gjykata por nga të gjithë praktikantet e ligjit dhe juristet në përgjithësi.

Nga ana e saj, Ambasadorja Barsacq shprehu vullnetin dhe dëshirën për ta mbështetur Gjykatën Kushtetuese në veprimtarinë e saj, duke theksuar rolin që luan ky institucion në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, zhvillimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si parakushte për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Po ashtu, Ambasadorja shprehu edhe angazhimin për thellimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit institucional mes Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe Këshillit Kushtetues Francez, edhe në kuadër të aderimit të kësaj gjykate në Shoqatën e Gjykatave Kushtetuese Frankofone.

takim i kryetares së gjykatës kushtetuese me ambasadoren e francës në shqipëri

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.