| Bookmark and Share

Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, 9 maj 2023

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, znj. Holta Zaçaj, priti sot në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, znj. Gresa Caka – Nimani. Kryetarja Zaçaj shoqërohej në këtë takim nga gjyqtarët Sonila Bejtja dhe Sandër Beci.

Pasi e uroi Kryetaren Zaçaj me rastin e zgjedhjes së saj në krye të Gjykatës Kushtetuese, Kryetarja Caka – Nimani evidentoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe intensive që ekzistojnë mes dy gjykatave kushtetuese, të cilat janë konkretizuar me një sërë veprimtarish të përbashkëta dhe formalizuar me rinovimin e Marrëveshjes për Bashkëpunimin Reciprok dhe Ndihmën e Ndërsjellë në Fusha me Interes të Përbashkët midis Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në shtator të vitit 2021.

Gjatë takimit, Kryetarja Zaçaj shprehu vullnetin dhe angazhimin për vazhdimësinë dhe konsolidimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, për të ndarë së bashku njohuritë dhe përvojat në funksion të forcimit të kapaciteteve institucionale, pasurimit të jurisprudencave respektive, si dhe përmirësimit të vazhdueshëm të veprimtarisë vendimmarrëse.

 

takim me kryetaren e kosoves 1 takim me kryetaren e kososves 2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.