Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë me Presidentin e Republikës, 31 maj 2023

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, zonja Holta Zaçaj, është pritur sot në një takim zyrtar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij zoti Bajram Begaj, në ambientet e institucionit të Presidencës.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj është shprehur se besimi i publikut tek institucionet e drejtësisë është qëllimi final i të gjithave politikave shtetërore, sepse çdo institucion publik duhet të jetë në shërbim e në funksion të qytetarëve. Demokracia e vërtetë nuk mund të ekzistojë pa një sistem drejtësie që ruan vlerat themelore të shoqërisë, dinjitetin njerëzor e që mbron të drejtat individuale.

Nga ana e saj Kryetarja Zaçaj është shprehur për afirmimin në mënyrë të vendosur të parimeve të shtetit të së drejtës, çka është zhvilluar në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese duke theksuar parimin e ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve, përmes përcaktimit të rolit, pozitës, kompetencave dhe funksioneve të secilit prej tyre në rendin kushtetues shqiptar.


© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.