| Bookmark and Share

Takim i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Z.Bashkim Dedja me ekspertët e Komisionit Europian, 10 Shtator 2014

Në datën 10 shtator 2014, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Z. Bashkim Dedja, priti në zyrën e tij një grup ekspertësh të Komisionit Europian në kuadër të takimeve që po organizohen nga përfaqësuesit e këtij Misioni Vlerësimi lidhur me Institucionet e Pavarura.
 
Gjatë takimit Kryetari i Gjykatës Kushtetuese iu përgjigj interesimit të ekspertëve për një sërë problematikash që kanë të bëjnë me Institucionet e Pavarura si dhe me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, në rastet që kanë patur për objekt statusin dhe konfliktin e kompetencave të këtyre Institucioneve. 

Njëkohësisht Z. Dedja prezantoi përpara të pranishmeve edhe nevojën e reformimit të Ligjit « Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese », me qëllim rritjen e efikasitetit të kësaj gjykate në funksion të rritjes së standarteve të gjykimit në përputhje me realitetin e ri të integrimit të Shqipërisë në BE.

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.