Takim i Kryetarit të Gjykatës të Shqipërisë, zotit Bashkim Dedja, me Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Italisë në Shqipëri, Shkëlqesinë e tij, zotin Alberto Cutillo, 8 Mars 2016
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, zoti Bashkim Dedja, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Italisë në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij, zotin Alberto Cutillo. Ky ishte takimi i parë i zhvilluar pas marrjes së funksionit të tij në Shqipëri.
Gjatë takimit u fol për marrëdhëniet e shkëlqyera të të dyja vendeve dhe u shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve më të fundit në fushën e drejtësisë kushtetuese, si dhe për reformën në drejtësi.