| Bookmark and Share

Takim me Drejtorin e Departamentit për Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore, të Fondacionit “Hanns Seidel”, Dr.Klaus Fiesinger , 11 shkurt 2014

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja, priti në një takim Drejtorin e Departamentit për Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore të Fondacionit “Hanns Seidel”, Dr. Klaus Fiesinger, i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë disaditore.

Në takim, z. Dedja, pasi falënderoi për kontributin e vazhdueshëm të fondacionit “Hanns Seidel” për Gjykatën Kushtetuese, e njohu Dr. Fiesinger me zhvillimet më të fundit në procesin e reformave në drejtësi, në Shqipëri, si dhe u shkëmbyen ide mbi vazhdimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe të ndihmës së Fondacionit “Hanns Seidel”.
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.