| Bookmark and Share

Takim me Ministren e Drejtësisë, Zonjën Etilda Gjonaj, 23 shtator 2020

Znj. Vitore Tusha, anëtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, priti sot në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate, Ministren e Drejtësisë, Zonjën Etilda Gjonaj.

Gjatë takimit, duke evidentuar rëndësinë që mbart ringritja sa më shpejt e Gjykatës Kushtetuese për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri dhe procesin e integrimit të saj në Bashkimin Europian, Znj. Tusha bëri një përshkrim të detajuar të veprimtarisë së institucionit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili drejtohet prej saj që prej muajit qershor 2020, duke u fokusuar në ecurinë e procesit të përzgjedhjes dhe renditjes së kandidatëve për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese, si dhe në problematikat e hasura gjatë ushtrimit të kësaj veprimtarie.

Nga ana e saj, Znj. Gjonaj, duke u ndalur te masat e marra për bashkëveprimin midis institucioneve të pavarura të drejtësisë në një planveprimi të përbashkët për ngritjen e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, vuri theksin te plotësimi i vendeve vakante në këtë gjykatë dhe, në këtë kontekst, te përmbyllja sa më shpejt e procedurave për përzgjedhjen e kandidaturave nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.