| Bookmark and Share

Takim me përfaqësues të projektit CEPEJ (Për rritjen e efikasitetit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, në përputhje me standardet evropiane)

Në datën 29.01.2014, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja, priti në zyrën e tij drejtuesit e Projektit të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, si dhe ekspertët, z.Jacques Buehler, zv./sekretar i përgjithshëm i Gjykatës Federale të Zvicrës, dhe Prof. John T. Johnsen, nga Departamenti i të Drejtës Publike, Universiteti i Drejtësisë, Oslo.

Përfaqësuesit e projektit janë duke zhvilluar një mision vlerësimi në Shqipëri, në datat 27-29 janar 2014. Qëllimi i projektit është të përmirësojë efiçencën dhe cilësinë e shërbimit publik të gjykatave ndaj qytetarëve shqiptarë, në përputhje me standardet evropiane.
Gjatë takimit, përfaqësuesit prezantuan qëllimin dhe objektivat e projektit si dhe diskutuan me Kryetarin, z. Dedja, mbi çështje të zbatimit të projektit si dhe mbi vendosjen e kontakteve dhe bashkëpunimin në të ardhmen.
 
 
 
 
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.