Vizitë e delegacionit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, 23-25 mars 2016
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i përbërë nga këshilltarë ligjorë dhe drejtorë drejtorish, si dhe i kryesuar nga z.Milot Vokshi, sekretar i Përgjithshëm, zhvilloi një vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.
Në takimin e zhvilluar mes përfaqësuesve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës u diskutuan çështje me interes të përbashkët për funksionimin dhe mbarëvajtjen e veprimtarisë së të dyja gjykatave dhe u shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve më të fundit me interes të përbashkët në fushën e drejtësisë kushtetuese. Në ditën e dytë të vizitës delegacioni pati takime me përfaqësues të Gjykatës së Lartë.
Delegacioni u prit edhe nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese në ambientet e Gjykatës Kushtetuese.