| Bookmark and Share

Vizitë studimore e delegacionit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, 7-9 korrik 2014, Strasburg

Me ftesë të Këshillit të Europës, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i përbërë nga Znj. Vitore Tusha, Znj. Altina Xhoxhaj, gjyqtare, si dhe Znj. Elsa Toska, Znj. Arta Llazari, këshilltare ligjore, bëri një vizitë studimore në Këshillin e Europës dhe në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg në datat 7-9 korrik 2014. Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të projektit të përbashkët të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian për rritjen e efiçencës së sistemit gjyqësor në Shqipëri.

Krahas pjesëmarrjes në Konferencën «Praktikat më të mira të ankimimit individual në Gjykatat Kushtetuese në Europë», ku referuan përfaqësues nga shumë gjykata kushtetuese të Europës, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë pati takime të rëndësishme në Këshillin e Europës dhe në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.