Objekti: | 1. Konstatimi i shkeljes kushtetuese të propozimeve nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) të viteve 2017 dhe 2018 drejtuar Kuvendit të Shqipërisë Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
2. Konstatimi i shkeljes kushtetuese nga vendimet e Kuvendit të Shqipërisë nr. 93/2017 dhe nr. 100/2018 Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
3. Rivendosja në vend e të drejtave kushtetuese të cenuara të kërkuesit, dëmshpërblim i drejtë, i plotë financiar dhe gjithëpërfshirës sipas ligjit nr. 84/2016 që nga data 17.06.2017 e në vazhdim.
4. Propozimi i rregullt nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit drejtuar Kuvendit të Shqipërisë Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke sjellë vendim të rregullt për miratim nga Kuvendi i Shqipërisë për vitet në vijimësi duke përfshirë edhe 2 anëtarët zëvendësues për pozicionin komisioner në KPK.
|